Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë të ditur se lëkundjet e tërmetit mbrëmjen e të dielës kishin magnitudë 4.5 Richter 10 km në veri-perëndim të Rrëshenit.
Peleshi bën të ditur se nuk ka dëme materiale dhe se strukturat shtetërore janë në gatishmëri.
“Lëkundjet e tërmetit të mbrëmjes së sotme, sipas IGJEUM kanë pasur magnitudë 4.5 Richter, janë regjistruar 10 km në veri-perëndim të Rrëshenit, në 19 km në thellësi. Nga raportimet paraprake në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile nuk janë regjistruar dëme materiale.
Strukturat shtetërore janë në gatishmëri në ndjekje të situatës!”, shkruan Peleshi.
