Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Peleshi: Shqipëria ndihmoi Ukrainën me mjete ushtarake pa filluar lufta

20:29 / March 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
peleshi 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, zbulon se vendi ynë dërgoi mbështetje konkrete me materiale ushtarake në Ukrainë që pa filluar lufta, kur shërbimet e inteligjencës së NATO dhe SHBA zbardhën në kohë planet e Rusisë.

“Së pari, më duhet të them që Shqipëria është anëtare e NATO dhe ne e kemi të harmonizuar veprimin tone dhe qendrimin me aleancën e NATO-s. Jemi vend i vogël, modest, por jemi përpjekur vazhdimisht të kontribuojmë. Kemi qenë aktiv në misionet dhe operacionet e NATO nëpër botë. Jemi një nga vendet që po ndajmë peshën e kontributit të drejtpërdrejtë në ndihmë të Ukrainës. Qëndrimi i NATO-s është që mos të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë, sepse nuk duan t’i hedhin benzinë zjarrit. Bëhet fjalë për një kontribut në mjete ushtarake, i konsiderueshme në sasi dhe vlerë materiale. Dua t’iu them të gjithë shqiptarëve që të ndihen kranarë. Shqipëria ka qenë nga vendet e para në botë që ka ofruar mbështetje zyrtare me materiale ushtarake në Ukrainë. Ka ndodhur që pa filluar konflikti, që kur inteligjenca e NATO, SHBA ka zbuluar në kohë planet e Rusisë për pushtimin ndaj Ukrainës. Kemi reaguar në një mënyrë që sa më shumë të kalojnë ditët, aq më shumë do t’ua bëjmë të njohur. Kemi qenë shumë dinjitoz”, tha Peleshi në Vizion Plus.

Ministri tregoi më tej masat konkrete që ka marrë Ministria e Mbrojtjes në rast se Shqipëria rrezikohet nga përshkallëzimi i kësaj lufte.

“Masat tona janë masat e NATO-s, i përgjigjemi organizimit që bën NATO. Kemi përforcuar kontigjentin tonë në KFOR. Kemi dërguar para një jave një togë të re prej 30 ushtarakësh specialë nga Shqipëria. Do të aprovojmë dërgimin e një kompanie në Bosnje. Kemi në gatishmëri një togë dhe një kompani tjetër në kufijtë lindorë të aleancës. Kemi një kontribut të konsiderueshëm për të blinduar kufirin lindor të NATO-s. Gëzojmë një siguri të jashtëzakonshëm sepse një centimetër katror i Shqipërisë së prekur, do të thotë një centimetar katror i NATO-s. Duam të jemi një kontributor dhe të të ndajmë peshën në këtë agresion dhe tronditje nga themelet e rendit botëror që Rusia po sjell.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.