Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Peleshi takim me banorët e Korçës: Një votë për Partinë Socialiste në 25 prill afron më shumë Shqipërinë me Bashkimin Evropian

11:42 / April 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pleshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Një votë për Partinë Socialiste në 25 prill afron më shumë Shqipërinë me Bashkimin Europian, kjo për shkak të projekteve dhe ideve të zbatuara nga qeveria.”- ky ka qënë mesazhi që drejtuesi politik i qarkut të Korçës u ka dhënë banorëve të lagjes 10 të qytetit në një takim me ta. Për Peleshin, mandate i tretë i Partisë Socialiste i jep fund një periudhe të kaluar mes shumë vështirësish dhe hap rrugën investimeve të tjera dhe ritjes ekonomike.
“Ata kanë fatin e keq që vijnë në këtë fushatë duke premtuar ato që ata nuk i bëjnë dot, nuk munden ti bëjnë dhe të gjithë e dinë që nuk i bëjnë. E vetmja ofertë e tyre është mbjellja e përçarjes dhe urrejtjes. Ata vijnë në emër të urrejtjes dhe duan të kapitalizojnë përmes përçarjeve. Ne vijmë këtu duke folur përmes projektesh dhe investimesh. E kemi të qartë që ka ende probleme dhe kemi shumë sfida për të fituar, e kemi të qartë që problemi me të cilin duhet të merremi fort për ta transformuar është ekonomia familjare. Kjo është arsyeja pse sot në çdo fshat dhe qytet ne kemi përkrahjen për mandatin e tretë dhe askush nuk do të kthehet pas. Kemi përkrahjen e mbështetësve të partive të tjera të cilët publikisht ose jo thonë se nuk ka shans të votojnë krahun tjetër. Partia Socialiste do të marr mandatin e 3 në datën 25 prill dhe do të vijojmë punët sëbashku, për ti dhënë fund asaj periudhe të kaluar. Ftoj të gjithë ata që votojnë për herë të parë të votojnë për Partinë Socialiste që të fillojnë procesin e votimit me zgjedhjen e duhur. Votuesit tanë për herë të parë do të jenë të rinjtë e Bashkimit Europian. Pas disa vitesh Shqipëria do të jetë antare me të drejta të plota në Bashkimin Europian. Prandaj të votosh Partinë Socialiste do të thotë të afrosh këtë datë sa më shumë, e kundërta e mban Shqipërinë në vend.” -përfundoi fjalën e tij Peleshi.

2 18
Niko 1

25 prill Partinë Socialiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.