Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Peleshi takim me banorët në fshatin Ravonik: Tani mund të flasim për projekte madhore që para tetë vitesh nuk i imagjinonim dot

12:50 / March 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2021 03 21 at 12.30.10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga fshati Ravonik ku zhvilluan takimin e radhës në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Socialiste në pushtet kërkoi mandatin e tretë si shpërblim për punën e bërë deri tani dhe projektet madhore që janë në rrugë e sipër.

Drejtuesi politik i qarkut Korçë, Ministri i Mrbojtjes Niko Peleshi listoi një sërë invstimesh të bëra realitet gjatë këtyre viteve që më herët as mund të imagjinoheshin, ndërsa nga ana tjetër premtoi se katër vitet e ardhshme të mandatit të tretë do të jenë pikënisje e rritjes së ekonomisë familjare bazuar në premtime konkrete.

“Në këto tetë vite kemi qeverisur mirë, shumë më mirë sesa ata të parët. Mbase jo aq perfekt sa do të duhej, por jemi njerëzor. Mandati i parë ka qenë një mandat i ringritjes, më pas vijuam me rilindjen urbane me 450 milion euro në kuadër të këtij programi. Jemi duke zhvilluar programe infrastrukturore të mëdha dhe kërkojmë një mandat të tretë për të vijuar punët me një ritëm edhe më të madh.

Tani është momenti që të flasim për projekte që vite më parë nuk i çonim dot në mend. Unë siguroj se nuk do të matemi me hijet e së shkuarës por me sigurinë e të ardhmes. Ato që ne premtojmë sot janë premtime që vijnë nga shifrat dhe nga puna. Ne i kemi konkrete premtimet tona. Kemi realitet pagën minimale 300 mijë lek dhe që në janar të 2022 të shkojë në 400 mijë lek. Ne sot kemi hequr taksat për naftën. Arsyeja pse kërkojmë një mandate të tretë është për të na dhënë mundësinë që tani që kanë dalë në sipërfaqe financat dhe mundësitë tona për të bërë punë, të kalojmë në një fazë tjetër dhe të mos kthehemi prapa. Ata që janë përballë nesh dhe që duan të vijnë në pushtet janë ata që kanë shkaktuar gjithmonë probleme.”- iu drejtua Peleshi banorëve të fshatit Ravonik.

WhatsApp Image 2021 03 21 at 12.30.10 1
WhatsApp Image 2021 03 21 at 12.30.10 2

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.