“Kemi nisur punë të mëdha që duhet ecin përpara për të çuar Shqipërinë në një nivel europian” – kështu iu drejtua kandidati për deputet në qarkun e Korçës, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi banorëve në fshatin Melçan.
Sipas Peleshit punët e bëra për fshatin nga viti 2013 deri më sot kanë qënë të mëdha, por ka ende shumë për të bërë me qëllim rritjen e ekonomisë së fermerëve. Kjo sipas Peleshit është detyra dhe përgjegjësia e Partisë Socialiste përgjatë mandatit të tretë qeverisës. Një ndryshim në këtë kohë do të jetë regres dhe zhbërje e të gjitha punëve të kryera deri më sot u shpreh veç të tjerash drejtuesi politik i qarkut Korçë.
“Ndodhën disa ndryshime të rëndësishme në këto tetë vite që adresonin probleme të pazgjidhura nga e shkuara. Fshati ishte nga zonat më të pafavorizuara dhe më të prekura nga keqqeverisja. Kjo është arsyeja e parë pse në 25 prill ne kërkojmë një mandat të tretë. Ne nuk jemi në këto zgjedhje që 6 apo 7 deputetëve tu gjejmë punë në parlament. Por nëse ne marrim sa më shumë deputetë, mbi 70 deputetë marrim shumicën në parlament dhe shkojmë drejt mandatit të tretë. Duke qënë se u qeveris keq na u desh ta nisnim nga themelet në vitin 2013, dhe themeli ishte reforma territoriale administrative. Prandaj bashkive i kemi dhënë më shumë fonde më shumë mjete dhe në fshat është ndjerë puna jonë. Kemi punë të cilat na duhet shumë punë për t’i ngritur në një nivel tjetër, ama sot Shqipëria nuk mund të krahasohet me Shqipërinë siç e gjetëm në vitin 2013. Ne sot jemi në fazën që mund të flasim për projekte të mëdha, kemi filluar projekte të mëdha. Po bëjmë punë shumë të mëdha që nuk duhet të këputen në mes, të mos vijnë ata të tjerët dhe të kthejnë mbrapsh siç duan të kthejnë mbrapsh reformën territoriale apo taksën e sheshtë. Në pushtet nuk vihet me premtime boshe.” – iu drejtua Peleshi banorëve të fshatit Melçan.
