Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pëllumb Pipero u infektua me COVID-19, gazetari i njohur shqiptar hedh dyshimet e forta

15:20 / January 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 601164379aa04
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Infektimi me COVID-19 i mjekut infeksionist Pëllumb Pipero 14 ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-COVID ka ngjallur mjaft reagime.

Gazetari Endri Xhafo i ka drejtuar një sërë pyetjes Piperos dhe hedh dyshimet se në Shqipëri ka hyrë varianti britanik i virusit.

Postimi i plotë:

Pellumb Pipero të shkuara! Uroj ta kalosh sa më lehtë! Ti që ke kuruar të tjerët, jam i bindur që do të dish të kujdesesh edhe për veten, ndonëse kjo dreq sëmundjeje është një lloj rulete ruse! Por përtej shqetësimit njerëzor për një mjek, një të njohur, një mik të mirë të gazetarëve që s’ka thënë kurrë “jo” për të ndarë eksperiencat e veta profesionale me publikun, rasti yt është shqetësues për faktin se ti rezultove pozitiv 14 ditë pasi bëre vaksinën.

Tani gojët e liga do të thonë që të kanë injektuar ujë fiziologjik. Por unë nuk e besoj këtë; ti je aq i zoti sa të dallosh ç’ka shiringa dhe aq antikonformist sa të mos luash filmash. Frika që kam më vjen më shumë nga padituria shkencore: Çfarë ndodhi me ty? Çfarë ndodhi me vaksinën? Pse nuk funksionoi te ty?

Nga kushtet e ruajtjes? “Qimja e derrit”? Apo ndonjë variant britanik i virusit që mund të ketë hyrë në Shqipëri, e që ISHP s’e ka pikasur? Sa i lartë është rreziku i infektimit edhe pas vaksinimit për bluzat e bardha, që janë shumë më të ekspozuara ndaj virusit? Po për qytetarët e thjeshtë? A është efekt anësor i vetëbvaksinës? Nëse po, çfarë shenjash klinike jep? A duhet të bëhet vaksina nga ata që e kanë kaluar koronavirusin?

Një anëtare e komitetit teknik të ekspertëve, ku edhe ti je anëtar, thotë “jo”. Një tjetër anëtare, thotë “po”. Po, apo jo? A do të respektohet kalendari i të vaksinuarve të parë, që duhet të marrin tani dozën e dytë? Nëse Pfizer dhe AstraZeneca ngadalësojnë prodhimin, kur do të na vijë radha? Para apo pas zgjedhjeve? Ka plot pyetje që më vijnë në mend tani, por po e mbyll me urimin që sinqerisht ta kalosh sa më lehtë e sa më shpejt, edhe nëse pyetja çfarë ndodhi me ty, nuk merr përgjigje. Tek e fundit, përpara shëndetit kush po pyet për të tjerat!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.