Zbulohen detaje të reja për pengmarrjen në Tiranë të 31-vjeçarit Ermal Sorra.
Burime bënë me dije se 31-vjeçari i ka marrë një shumë prej 20 mijë eurosh shtetases Denalda Çezma duke i thënë se ishte prekur nga kanceri dhe kishte nevojë për para që të kurohej, raporton BW.
31 vjeçari Ermal Sorra nuk i ka kthyer paratë dhe ajo kërkoi ndihmën e të fejuarit dhe shokëve të tij, që së bashku me të morën pjesë në rrëmbimin e 31 vjeçarit.
