Ndihma shtetërore që ofrohet në rastet kur fëmijët e mitur humbin një nga prindërit është një ndihmesë që ky njeri të plotësojë nevojat minimale, të paktën për ushqim.
Sepse për të mbështetur shkollimin, librat e fletoret as që bëhet fjalë që shteti shqiptar të mbështesë këtë kategori. Ndryshe nga sa flitet, ajo që tregohet në dokumente është e kundërta. Sipas një raportimi të mbërritur në redaksinë e tirananews.al një fëmijë i cili ka humbur të atin merr një pension mujor prej vetëm 726 lekësh të reja në muaj. Arsyetimi për këtë pension qesharak, është se prindi që ka humbur nuk ka qenë me sigurime.
A mund të jetohet me 726 lekë të reja në muaj? Për më tepër a mundet një fëmijë i mitur të sigurojë libra e fletore e jo më të ushqehet me kaq lekë?