Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pensionet e shqiptarëve, trazirat politike në Itali mund të bëjnë që procesi të bëjë hapa mbrapa

10:43 / July 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gli albanesi in Italia in via d estinzione
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Negocimi teknik i marrëveshjes për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali, është një lajm i shumëpritur, por veçse guri i parë i themelit që mundëson njohjen e mundit të shqiptarëve që kontribuojnë prej vitesh në shtetin fqinj. Por trazirat politike në Itali mund të bëjnë që procesi të bëjë hapa mbrapa ose të mos shkojë deri në fund, pasi varet nga vullneti i qeverisë që do të vijë.

Janë 25 mijë shqiptarë që do i’u jepet mundësia të trajtohen me pension të dyfishtë nëse kanë punuar në të dyja shtetet. “Marrëveshja këtë bën, bashkon vitet e punës në Itali me ato të Shqipëri. Më konkretisht, ata që kanë dalë 65 vjeç në pension në Shqipëri, bëjnë një verifikim të periudhave kontributive, me firmën e drejtorit noterizohet dhe vuloset në Ministrinë e Jashtme. Pra, mblidhen vitet shqiptare me ato italiane në mënyrë figurative, vetëm për t’u njohur si përvojë pune. Pastaj, secili shtet jep pjesën e vet”, sqaron Beskida Aliaj, drejtuese e patronatit INAS Albania.

Mblidhen vitet shqiptare me ato italiane në mënyrë figurative, vetëm për t’u njohur si përvojë pune. Pastaj, secili shtet jep pjesën e vet. Kjo vlen për atë kategori qytetarësh që nuk kanë 20 vite punë minimumi, siç e ka Italia dhe 15 sa e ka Shqipëria si kusht për t’u futur në skemën e pensioneve. Ata që kanë vite pune si në Shqipëri, ashtu edhe në shtetin fqinj, pas ratifikimit të marrëveshjes, trajtohen me dy pensione, varësisht nga vlera e kontributeve.

Nëse një 65- vjeçar shqiptar ka 14 vite punë në Shqipëri dhe 19 në Itali, me marrëveshjen e re që pritet të ratifikohet, puna “njihet” respektivisht nga të dyja shtetet, por secili paguan pjesën që i takon.

Shteti shqiptar jep pension për vitet që shtetasi ka punuar në vend. Ndërsa në moshën 67-vjeçare (pragu minimal i moshës për pension në Itali) i njëjti mund të drejtohet gjithashtu në Itali për pensionin tjetër, referuar viteve për të cilat ka punuar atje.

Itali pensione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.