Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pensionistët që kanë punuar në ish-kooperativa s’do përplasen më dyerve të gjykatave! Kushtet për të fituar vitet e punës që s’figurojnë në regjistra, zgjidhja që jep ligji

09:58 / October 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fermer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë ata që kanë punuar në ish-kooperativat bujqësore, por nuk e kanë të dokumentuar, nuk do të kenë më nevojë të përplasen dyerve të gjykatave me qëllim për të njohur vitet e punës.

Jo të gjithë e dinë ekzistencën e një ligji të miratuar “Për njohjen si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës s punësimit në ish-kooperativat bujqësore”, i cili i merr të mirëqenia vitet që nuk figurojnë në regjistër apo edhe kur ky i fundit mungon (pas shkatërrimit në ’97-n), por me disa kushte.

KUSHTET

Jo kushdo mund të përdorë ligjin që pritet të marrë “ok” së shpejti në kuvend, për të fituar vite pune, pa meritë. Duke qenë se në komunizëm njerëzit dilnin në punë fill pas përfundimit të arsimit të detyruar, ajo do të merret si kufi minimal moshor, por jo përpara datës së krijimit të kooperativave. Kufi maksimal për njohjen e viteve të punës për qëllim pensioni do të merret ligji 7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”.

Ka një procedurë të caktuar përpara se të quhet njohja e kontributeve për vitet që kërkohen. Personi që kërkon të njohë vite pune që nuk figurojnë në regjistër, duhet të vërtetojnë më parë, që, për periudhën e caktuar ka qenë banor i një territori ku ka patur kooperativë bujqësore. Po ashtu, ISSH duhet të sigurohet se ai që kërkon të dalë në pension për kohën që pretendon se ka punuar, nuk ka qenë në burg apo s’ka përfituar pension të plotë invaliditeti.

“Njohja e periudhës së sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore në varësi të periudhës së deklaruar nga vetë personat kërkues, bëhet respektivisht me ditë, muaj apo vite të plota pune, vetëm kur vërtetohet se gjatë periudhës së deklaruar përfituesi: nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie; nuk ka qenë përfitues i pensionit të invaliditetit të plotë; ka qenë banor i territorit në të cilin ka shtrirë aktivitetin e saj ish-Kooperativa Bujqësore”, citohet në relacion.

Janë këto tre kushte që “nxjerrin zbuluar” ata që kërkojnë të përfitojnë në kurriz të ligjit, i cili përcakton gjithashtu se për çdo deklarim të rremë, do të bëhet ndjekje penale. Vlen të përmendin po ashtu që ky ligj, në momentin që do të miratohet, nuk ka fuqi prapavepruese.

“Periudhat e sigurimit të njohura në ishkoperativat bujqësore kanë efekt për përfitime që nuk janë caktuar deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji”, citohet në nenin 5 të dokumentit të dorëzuar në kuvend.

Ligji vlen jo për të gjitha ish-kooperativat, por vetëm për ato për të cilat nuk disponohet dokumenti i plotë i vjetërsisë në punë. Me të marrë miratimin, brenda një muaji, Këshilli i Ministrave duhet të përpilojë dhe bëjë publike listën.

koperativa pensione Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.