Bonusin e fundvitit, shumica e pensionistëve kanë nxituar ta marrin që në ditët e para dhe kjo kuptohet se nuk mendojnë shumë për festat.
Në Pogradec, pensionistët nuk guxojnë të tregojnë se çfarë mund të blejnë me bonusin prej 5 000 lekësh. Ndërsa në Vlorë pensionistët duket se e kanë marrë me pak humor, i cili tregon qartë vlerën e bonusit për ta: “Po nuk dolën, do teprojnë. Nuk hamë shumë ne, se jemi pleq”.
Si gjithmonë, edhe këtë fundvit, pensionistët do ta përdorin bonusin për të shlyer borxhet dhe faturat, pasi për të festuar duket luks i tepruar.