Pentagoni ka publikuar zyrtarisht tri video të shkurtra që tregojnë ‘fenomene ajrore të paidentifikuara’. Pamjet tregojnë objekte të panjohura fluturuese që lëvizin me shpejtësi teksa regjistrohen nga kamerat infra të kuqe. Në video dëgjohen anëtarët e shërbimit që reagojnë me habi kur shohin objektet duke lëvizur. Një zë spekulon se mund të jetë një dron.
Videot ishin publikuar më parë nga një kompani që studion informacione rreth fenomeneve ajrore të panjohura. Sipas zëdhënëses Sue Gough, Pentagoni po i publikojnë zyrtarisht tani, në mënyrë që të sqarojnë çdo ide të gabuar nga publiku nëse pamjet që kanë qarkulluar ishin të vërteta, apo nëse ka apo jo më shumë në video.
