Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pëplasen live/ Basha: “Mashtrues, i dhe miliona bandës së Lushnjes”, Rama: “Fli gjumë Lul. Ika fare tashi, na e fute dhe këtë”

23:18 / October 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama basha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama dhe shefi i opozitës Lulzim Basha kanë debatuar live, në distancë, mes tyre në lidhje me landfillet që po ndërtohen në vend:

Lulzim Basha: E gjitha ajo që tha është një grumbull gënejshtrash, në vitin 2011, pasi e kishte lënë Tiranën me atio gropa që i vinte era, bëri një marrëdhënie me bankën botërore, me IFC-në, për të hartuar një projekt. Më pas nën drejtimin tim, hartova një projekt me bashkinë e Tiranës, në mënyrë që të kishte një trajtim të qytetarëve sa më dinjitoz. Ishte një studim fizibiliteti, që konkludoi, e bërë nga Banka Botërore, dhe ekzistonte mundësia që të arrinim tre objektiva: Të gjitha kontejnerët e plehrave të futeshin nën tokë, i dyti po ashtu dhe i treti që qytetarët të mos paguajnë asgjë për taksën e pastrimit. Me taksën që paguanin atëherë qytetarët do kishin kontejnerë nën tokë dhe landfill funksional. Shifrat janë këto që ju them unë, takspaguesit nuk do të paguanin asnjë qindarkë më shumë.

Edi Rama: Vehbiu do i paguante këto?

Lulzim Basha: I ke aty të gjitha. Kishe bërë në plan këtë që bëre, theve një marrëveshjen me Gjemraninë që këshilloi që Shqipëria nuk kishte nevojë për inceneratorë, por mund t’i trajtonte me landfille. Ajo është një meme e bërë nga ju.

Edi Rama: S’është memo ajo more

Lulzim Basha: Memo është, ato i bëni ju mes jush aty dhe nuk ka asgjë të vërtetë. E vërteta është ajo që them unë. Ti i vute shkelmin çdo studimi dhe bëre një projekt, 11 vjet e le sharrën siç e le. Dhe kur kjo përfundoi nën drejtimin nuk e lejove, sepse ishte bërë kryeministër ndërkohë dhe nuk më lejove. Bëre këtë që bëre. Me një kompani, me një pronar anëtar të bandës së Lushnjes.

Edi Rama: Ik o Lul fli gjumë ik

Lulzim Basha: Ti nuk doje që plehrat të trajtoheshin si në çdo vend normal.

Edi Rama: Kostoja e plehrave është më e lartë në vende të tjera

Lulzim Basha: Këtu i janë dhënë një inceneratori që ka parajsa fiskale. Kush janë pronarët. E ka bërë ajo zonja aty, e ka bërë BIRN, rrjeti i gazetarëve të financuar nga SHBA-të. Por s’e lënë të flasë atë, prandaj i sulen. Njeriu u vërsulet gazetarëve

Edi Rama: Ç’të bëj unë, të zihem me grushte në studio

Lulzim Basha: Minimalisht t’i thuash të largohet se mund të ketë Covid-19

Edi Rama: Ja thashë katër herë zoti Basha, më cito mirë të lutem.

Lulzim Basha: Më e zeza e më të zezave është se këto miliona euro u mungojnë shqiptarëve. Po them deklaratën time. Një mafioz vjen dhe merr lekët.

bandes Basha gjume Lushnjes Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.