Një nga televizionet më të mëdha e më me ndikim sot në botë, në puntatën e fundit të emisionit “Udhëtari”, ofroi një program që ka patur audiencë mbi mesataren.
“Perlë e fshehur” është një fjalë e tepruar, por kur flasim për Shqipërinë, të dyja fjalët kanë kuptimin të vërtetë. Duke u mbyllur nga bota për dekada të tëra, Shqipëria hapi dyert çerek shekulli më parë, duke iu zbuluar menjëherë botës. Shpella malore, jashtëzakonisht të pasura me ujë blu të thellë që rrjedh nëpër lumenjtë e këtij vendi, burimet e nxehta, një shpirt mesdhetar, njerëzit më miqësorë, trashëgimi historike shumë interesante; kështjella, rrënojat nga perandoritë e mëdha deri te bunkerët e mbetur në shekullin e kaluar.”- nis reportazhi.
Emisioni i konceptuar me tri pjesë, nis me Shqipërinë e veriut, për tu zhvendosur në Kosovë dhe në fund, në brendësi të vendit deri në Krujë.
Postime te ngjashme
Add A Comment