Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Për ata që bëjnë sikur nuk e kanë parë botën”, Rama poston punimet e rrugës një kalimshe: Jemi fokusuar tek…

13:11 / August 12, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FB IMG 1597230623358
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga punimet e rrugës Ura e Mesit- Kala e Drishtit në Shkodër e cila lidh dy site të trashëgimisë kulturore. Por ndërkohë ka postuar dhe rrugë të tjera në botë që janë një kalimsje për të reaguar për ata që e kritikojnë në profilin e tij.

Rama tha se këtë vit fokusi është tek rrugët që i shërbejne bujqësisë dhe turizmit.

POSTIMI I RAMËS

👉🚧Vijojnë punimet në rrugën “Ura e Mesit-Kala e Drishtit”, Shkodër, një aks që lidh së bashku dy monumente të Trashëgimisë sonë Kulturore dhe është pjesë e Programit tonë Kombëtar të infrastrukturës në zonat rurale, ku jemi fokusuar tek akset me impakt të prekshëm në bujqësi e në turizëm, në funksion të rritjes ekonomike e punësimit në fshat.

*** Bashkëlidhur disa foto rrugësh rurale, në Itali, Francë e Zvicër, thjesht për të kthjelluar vështrimin e disa miqve në këtë faqe, që “çuditërisht” bëjnë sikur s’e kanë parë botën e tallen me këto “rrugë njëkalimshe”, shajnë për “kthesat vdekjeprurëse”, akuzojnë “për vjedhje asfalti”, fyejnë inxhinierët, sipërmarrjet, punën e mijëra njerëzve, që edhe në këto ditë përvëluese janë duke punuar në kantieret anembanë vendit.

Të gjitha investimet tona publike, në këtë rast qoftë në rrugët kombëtare e qoftë në ato rurale, bazohen në standarte europiane sipas kategorive të tyre dhe kryhen mbi bazë projektesh e me një cilësi që s’ka të krahasuar me kohën e “rrugëve të lëna rrugëve”…

Miq të dashur, qofshi dashamirës a jo me këtë qeveri apo me mua, sinqerisht ju them, ka plot arsye për të kritikuar çdo qeveri dhe padyshim edhe këtë qeveri, por në rastin e rrugëve të Shqipërisë dy gjëra janë të padiskutueshme:

E para, qeveria e mëparshme hapi shumë fronte punësh nëpër Shqipëri, dmth bëri shumë e shumë tendera (pa buxhetin e nevojshëm) dhe preu shumë e shumë shirita, duke ndërtuar kudo nga një copë rrugë që pastaj u la rrugëve bashkë me një mal borxhesh ndaj kompanive! E vetmja rrugë ku u bë më shumë se një copë rrugë, ishte Rruga e Kombit, vepër vërtetë ambicioze, por që u la edhe ajo e papërfunduar ose më mirë, e cunguar dhe pa asnjë plan mirëmbajtjeje…

Të gjitha ato punë të nisura e të mbetura në rrugë, vazhduan më pas, me shumë vështirësi, jo vetëm financiare dhe këtu vjen e dyta: Projektet copë – copë dhe cilësia skandaloze e punimeve të bëra me ritmin e daulleve të inaugurimit, bënë që thuajse çdo projekt të rishikohej, e deri të bëhej nga e para, ndërsa kostoja e veprave të rritej deri edhe në trefish, siç ndodhi me Tiranë-Elbasanin, sa për një shembull se ka plot, ku s’kishte as studim gjeologjik e ku projekti ishte një paçavure e vërtetë, gjë që solli rrëshqitje masive, bllokime, riaplikime për financim e vonesa pafund…

Sa për rrugët rurale pastaj e kotë të flasim, shumica janë bërë pluhur në pak vite dhe projektet tona, përgjithësisht, bëhen mirë e zbatohen mirë. Por patjetër që ka ende shumë për të përmirësuar nga ana jonë, pasi krahasimi me të kaluarën nuk na mjafton fare, ndërkohë që duam të matemi me standartet europiane dhe prandaj edhe ka plot për të kritikuar edhe sot. Po ama, kantieret e Shqipërisë tanimë kanë vërtetë lezet, kur sheh si projektohet, si punohet e si realizohet një projekt. Për këtë mjafton të duash të shohësh dhe nuk duhet ndonjë dashamirësi e madhe për të bëra dallimin si dita me natën😊

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit

22:55 / November 17, 2026

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

22:21 / November 17, 2026

FBI jep alarmin për sulme kibernetike në mbarë botën

21:18 / November 17, 2026

Trump me deklaratë të fortë: Irani do paguajë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë…

20:58 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.