Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Për flokë të shëndetshëm duhet të përdorni me patjetër vaj ulliri

10:56 / November 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vaj Ulliri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nevoja për rigjallërimin e flokut, e detyron konsumatorin të kërkojë zgjidhje nëpër trajtime të shtrenjta estetike duke anashkaluar një zgjidhje shumë të mirë që gjendet në kuzhinën e gjithësecilit prej nesh.

Bëhet fjalë për vajin e ullirit, acidet yndyrore të të cilit ushqejnë jo vetëm flokun por edhe skalpin.Vaji i ullirit ka aftësi mbrojtëse për flokun, sidomos për atë që është subjekt i vazhdueshëm i tharjeve dhe stilimeve me temperaturë të lartë.

 

Vaj Ulliri për flokë të dëmtuar

Dielli i fortë në verë dhe mungesa e lagështisë në dimër e thajnë jashtëzakonisht shumë flokun duke shteruar gjithë gjallërinë e tij.Për të zgjidhur këtë problem mund të përdorni vaj ulliri.

Vendosni një peshqir mbi shpatulla. Kriheni flokun me delikatesë.Hidhni një lugë çaji me vaj ulliri në pëllëmbën e dorës dhe më pas me të masazhoni flokun 2 centimetra poshtë skalpit deri në të gjithë gjatësinë e tij.

Për të siguruar një përthithje më të mirë përdorni një tharëse me temperaturë mesatare për disa minuta.Nëse floku është pjesërisht i tharë, vajin mund ta mbani për 45 minuta. Nëse keni kryer trajtime për ngjyrosjen e flokut, atëherë vajin mbajeni për 2 orë ose gjatë gjithë natës.

Më pas mund ta lani flokun me shampo dhe ta shpërlani me ujë të bollshëm.

Vaj ulliri për skalpin e thatë

Përzieni dy lugë gjelle me lëng të freskët limoni me dy lugë gjelle me vaj ulliri dhe po aq ujë.Masën vendoseni në lëkurën e kokës dhe mbajeni deri në 30 minuta.

Më pas lajeni si zakonisht.Ky trajtim duhet bërë një herë në javë.

Vaj ulliri për rritjen e tyre

Kjo maskë forcon strukturën e flokut, e mban atë të butë dhe nxjerr në pah ngjyrën e shuar të tij.Përzieni dy të verdha veze me dy lugë gjelle me vaj ulliri.

Treteni atë në gjysëm gote me ujë (125 ml) të ftohtë.Mos përdorni ujë të nxehtë sepse veza do të pritet.

Pasi t’i keni përzier mirë të gjithë përbërësit, masazhoni skalpin e kokës me delikatesë dhe lëreni maskën për 20 minuta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Check-up dhe hemodializa, shërbimet koncesionare kalojnë te Operatori Publik

15:03 / August 5, 2026

40-vjeçarja sjell në jetë binjakë pas fertilizimit in vitro, mjekët e “Koço Gliozhenit” i korrigjojnë edhe komplikacionin e rrallë në bark

12:49 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.