Gjyqtari Ilir Mustafaj ka dalë sërish sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pas seancës së 14 qershorit ku kërkoi përjashtimin nga trupa gjykuese të relatores Xhensila Pine.
Kujtojmë që Mustafaj është kandidat për në Gjykatën Kushtetuese. Mustafaj vjen nga rradhët e të përndjekurve politikë dhe ka një karrierë 20 vjeçare në drejtësi, ku mban dhe titullin profesor. Ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar deri në vitin 2000 si ndihmësgjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Që prej vitit 2000, ai ushtron funksionin e gjyqtarit në këtë gjykatë, ndërkohë që ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Për Mustafajn, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi një seancë në datën 14 qershor. Në këtë seancë dëgjimore, ai pati një diskutim me anëtarët e treshes që ka kryer hetimin për të, duke kërkuar edhe përjashtimin e relatores së çështjes Xhensila Pine. Kjo kërkesë u rrëzua. Mustafaj kërkoi nga trupi gjykues hetimin në të tri kriteret, pasi hetimet vetëm në kriterin e pasurisë, sipas tij, nuk është i drejtë. Më qëllim që të merret parasysh kërkesa e tij, seanca e 14 qershorit për kandidatin për Gjykatën Kushtetuese, Ilir Mustafaj, u shty për këtë të enjte.
Gjatë seancës së sotme ai tha se ka sjellë dhe shkresa të tjera, duke kërkuar një proce të rregullt ligjor dhe të paanshëm. “Kam kërkuar që të plotësoni detyrimin për t’u njohur me procesin e hetimit. Kam shprehur seancën e kaluar që kam sjellë shumë prova të cilat kërkojnë shumë kohë për tu gjykuar. Për ju ato janë vetëm fletë po për mua jo, janë të gjitha prova jete të punës”, tha në seancën e sotme Mustafaj. Ai tha se ka kërkuar dhe transkriptin e bisedës telefonike me relatoren, dhe kjo gjë nuk është bërë nga KPK