Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Për pak ditë nis rikonstruksioni i Bulevardit “Zogu I”

13:32 / July 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj jeronim de rada
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bulevardi Zogi i Parë është kthyer mjaft problematik e nëse do të duhet të udhëtosh me makinë në të, e ke të pashmangshme tronditjen për shkak të tullave që lëvizin që janë vendosur shumë vite më parë.

Por kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë dhe lajmin e mirë, se për pak ditë do të nisë rikonstruksioni i saj dhe rehabilitimi i fasadave. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë inagurimit të rikonstruksionit të plotë të shkollës “Jeronim de Rada”, ku puna do të nisë pas 54 vitesh.

Për pak ditë do të fillojmë nga puna. Do të bëhet jo vetëm nëntoka, por edhe të gjitha fasadat, sheshet e vogla, kështu që besoj janë fatlumë ata që jetojnë mes Bulevardit “Zogu I” dhe rrugës “Fortuzi”: do të kenë një bulevard të ri dhe një shkollë të re”, deklaroi Veliaj.

Shumë shpejt komuniteti i Njësisë 9 në kryeqytet do të ketë një shkollë tërësisht të re, me kushte e mjedise dinjitoze për 1100 nxënësit e saj. Pas 54 vitesh, me mbështetjen e Katarit, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonstruksionin e plotë të shkollës “Jeronim De Rada”, e cila do të ketë jo vetëm më shumë klasa në dispozicion, por edhe laboratorë e palestër të re.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al-Marri, inspektuan nisjen e punimeve për rikonstruksionin e shkollës, çka shmang përfundimisht mësimin me dy turne.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.