Peugeot 3008 është tashmë SUV më i dashur në treg. Sidomos për brezin aktual shtëpia franceze e makinave ka bërë ndryshimin duke kaluar në kategorinë “Sports Utility”.
Madje suksesi i saj u kurorëzua në 2017 ku u zgjodh i pari SUV si Makina e Vitit. Kjo është arsyeja që Peugot ka vendosur ta festojë këtë me një version “Anniversary”.
Kjo seri e veçantë do të ketë një prodhim të kufizuar me vetëm 120 ekzemplarë. Ky version me ngjyrën gri Platinium do të ketë një seri risish duke nisur që nga modeli GT, duke shtuar Visiopark 360, çatia panoramike që hapet, paketa “Electric and Massage”, impianti audio Focal, sistemi i karrikimit wireless për smartphone e shumë të tjera.
Motori i kësaj serie speciale do të jetë BlueHDi 18, një turbodiesel efiçent me 180 kuaj fuqi. Pasta është edhe dizajni që flet vetë. Shiheni në fotogaleri.






