Një 86-vjeçare nga Fieri është sjellë me urgjencë në Spitalin Infektiv në Tiranë pasi mendohet se është prekur nga koronavirusi.
Siç raporton News 24, e moshuara kishte qenë në Tiranë tek nipi i saj, i cili ka rezultuar me COVID. Raste të reja rekord po shtohen dita-ditës në vend, ndërkohë që pritet përditësimi i shifrave nga Ministria e Shëndetësisë.
