Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përballja me Covid-19, Xhafaj jep mesazhin e parë pas 3 javësh izolim: Koha të çlirohemi të gjithë, lufta për pushtetin s’mund të shkelë mbi anën njerëzore

17:46 / November 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xhafaj 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafa, ka përcjellë një mesazh në rrjetin social Twitter ku rrëfen pasditen e parë pas përballjes me virusin Covid-19.

Mes të tjerash, ligjvënësi kërkon më tepër reflektim nga politika, media dhe shoqëria civile ku sipas tij secili duhet të mendojë se si t’ua bëjmë këto ditë me më pak stres qytetarëve shqiptarëve, e veçanërisht atyre që kanë aq shumë nevojë për më shumë kujdes dhe mbështetje.

Duke u ndalur te përplasjet politike, ai shprehet se “Lufta për pushtetin s’mund të shkelë mbi anën njerëzore në emër të shëndetit”.

Postimi i plotë

“Pas disa javë izolim për shkak të përballjes me Covid-19, dje ishte një pasdite e bukur familjare. Së bashku me bashkëshorten, ja kushtuam mbesës sonë të ëmbël Lora të cilës i patëm premtuar që do ta zbukuronim bashkërisht pemën festive të fundvitit.

Ato orë dritash dhe ngjyrash bëheshin akoma e më të shndërritshme mes buzëqeshjeve të Lorës të cilat janë ilaçi më i mirë i ditëve të vështira. Padyshim, betejat me Covid-in s’janë veç mjekimi por edhe reflektimi për të kuptuar forcën e dashurisë dhe solidaritetit shoqëror.

Njerëzit kanë nevojë për distancë sociale, maskë, mjekime e fatkeqësisht jo rrallë edhe për oksigjen, por mbi të gjitha kanë nevojë jetike për paqe, qetësi dhe veçanërisht për solidaritet njerëzor nga secili prej nesh. Më shumë se asnjëherë tjetër.

Gjithë bota po jeton ditë të vështira me shëndetin, e ne akoma edhe më të rënda për shkak të klimës politike, mllefit të skajshëm dhe urrejtjes që derdhet çdo ditë ekranesh. Lufta për pushtetin s’mund të shkelë mbi anën njerëzore në emër të shëndetit.

Koha të çlirohemi të gjithë: Politika, media dhe shoqëria civile ku secili prej nesh të mendojë se si t’ua bëjmë këto ditë me më pak stres qytetarëve shqiptarëve, e veçanërisht atyre që kanë aq shumë nevojë për më shumë kujdes dhe mbështetje.

Në vend të kalkulimeve çnjerëzore mbi dinjitetin e viktimave, duhet të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë konomike, përkujdesje sociale, por sigurisht edhe sa më shumë atmosferë festive për dashurinë ndaj jetës. Shqiptarët e meritojnë plotësisht. Veçanërisht fëmijët”, shkruan Xhafaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi

11:20 / August 30, 2026

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026

Berisha drejt SHBA-së, i ftuar në konferencën e republikanëve në Teksas: “Pres dokumentet, do të marr pjesë”

18:18 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.