Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Përdhunimet janë të moshës”, skandalizojnë prindërit në Kavajë

14:09 / February 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manil
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngjarja e rëndë e shënuar në Kavajë, ku një 13-vjeçare është përdhunuar nga 8 adoleshentë ka tronditur opinionin publik dy ditët e fundit.

Ky skandal u tentua që të fshihej pasi shkolla “Rilindja” në Kavajë nuk ka bërë publik rastin, gjithashtu as policia nuk ka dhënë njoftim në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Ka qenë ish-kryeministri, Sali Berisha i cili me anë të një statusi në Facebook bëri publik përdhunimin e të miturës dhe deklaroi se ngjarja ishte mbajtur e fshehtë.

Që nga ai moment detaje tronditëse kanë dalë në skenë, ku 8 djemtë mësohet se e kanë përdhunuar vajzën disa herë nënë kërcënimin e publikimit të një videoje intime të saj.

Ndërkohë të pyetur nga mediat disa prindër që kanë fëmijët në këtë shkollë siç kuptohet nga gjuha e tyre kanë tentuar që të minimizojnë këtë skandal duke i mëshuar faktit se përdhunimi i vajzës ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës.

Ndërkohe që një prind shprehet se ngjarja është mbajtur e fshehtë si nga ana e shkollës ashtu edhe nga ana e policisë një tjetër prind i cili është anëtarë në bordin e kësaj shkolle shpreh të kundërtën duke i dalë në mbrojtje shkollës.

“Jam anëtarë në këshillin e prindërve, ku herë pas here bëjmë mbledhje. Ky është një ngjarje që ka ndodhur jashtë ambientit të shkollës jashtë orarit të saj. Dhe sapo janë vënë në dijeni si drejtoresha dhe mësuesit, ka bërë sqarimin me prindërit dhe ka bërë denoncimin në prokurori. Është një shkollë model qe nuk ka patur raste te tilla. Shpreh keqardhjen se si është trajtuar në rrjetet sociale, po politizohet që nuk ka të bëjë fare, me të gjithë problematikat e saja. Indiciet e para i ka marrë mësuesja, më pas drejtoresha ka thirrur prindërit të cilët kanë bërë denoncimin. Drejtoria ka bërë denoncim sapo është vënë në dijeni.” ka thënë prindi tjetër. “Çfarë interviste do t’u merrni fëmijëve? Ngjarja nuk ka bërë vaki në shkollë duhet kërkuar vend tjetër. Ne skena pa asigjë, fëmijët janë fëmijë. Mësuesit s’kan faj, i kanë 4-5 orë në ditë”, është shprehur një prind tjetër.

Kavaje mesues perdhunim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e Martin Canit, 25 vite burg për autorin 14-vjeçar

16:24 / November 17, 2025

Zbulohet data dhe ora kur Berisha do paraqitet në SPAK

15:56 / November 17, 2025

Ministria e Drejtësisë kërkon ekstradimin e tij? Ahmetaj: Duan të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit

15:43 / November 17, 2025

Arrestimi i Metës, Proda për Policinë: Forca ka qenë në raport proporcional

15:13 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.