Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Përdhunoi një të mitur, pranga për 28-vjeçarin nga Shijaku

10:54 / October 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Durrësit ka arritur të arrestojë në total 3 shtetas, një prej të cilëve i shpallur më herët në kërkim për vjedhje.

Në njoftimin zyrtar të uniformave blu, theksohet se Artur Cani, ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka vjedhur pajisje të ndryshme elektroshtëpiake në banesën e shtetasit I. K. Gjithashtu në pranga është vendosur dhe një 28-vjeçar që dyshohet se ka përdhunuar një adoleshente.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin:

Artur Cani, 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas, më datë 23.06.2020, ka vjedhur në banesën e shtetasit I. K., pajisje të ndryshme pune dhe elektroshtëpiake, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në banesën e 44-vjeçarit.
….
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, shtetasin F. H., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe detyruar një shtetase të mitur 16 vjeçe, që të kryejë marrëdhënie seksuale, kundër dëshirës së saj.
…..
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. F., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Hyundai” është përplasur me një mjet tip “Ford”, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

12:49 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.