Një sherr me burrin e saj ishte justifikimi që këngëtarja amerikane Allison Leigh Schardin, përdori për të sulmuar seksualisht dy djem 15-vjeçarë në dhomën e tyre të hotelit. Ajo është arrestuar dhe akuzuar për sulm ndaj të miturve.
38-vjeçarja i tha policisë se kishte qenë në hotel me të shoqin dhe dy djemtë që nga mesi i janarit. Ajo tha se takoi djemtë në pishinën e hotelit dhe u tregoi për “problemet e saj martesore”. Kur djemtë u kthyen në dhomën e tyre, Sardin i dërgoi një mesazh njërit prej të treve dhe u tha se ishte përleshur me burrin e saj, duke kërkuar t’i shihte.
Aty filloi t’i pyeste për jetën e tyre seksuale. Allison Leigh Schardin pranoi se kishte bërë seks me dy djemtë dhe u kishte kërkuar një prezervativ. Adoleshentët, nga ana e tyre, i thanë policisë se ndiheshin nën presion dhe jo rehat.
