Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Përfaqësuesi i PDIU përplaset me anëtarin e Komisionit Rregullator: Mos më trego rregulloren mua

18:30 / April 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shkelqim Sulo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesi ligjor i PDIU-së Shkëlqim Sulo është përplasur me anëtarin e Komisionit Rregullator Muharrem Çakaj në mbledhjen e sotme të këtij komisioni për shqyrtimin e ankimimit të PDIU për numëruesit në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sulo pyeti kryetaren e komisionit Ilirjana Nano nëse PDIU duhet t’i raportojë shpenzimet në KQZ apo tek koalicioni ku bën pjesë. Ndërhyrja e tij solli reagimin e Çakajt i cili i kërkoi Sulos të respektojë rregulloren.

Replikat në mbledhje

Ilirjana Nano: KQZ si pas ndryshimeve të kodit zgjedhor përbëhet nga tre organe drejtuese dhe ne jemi njëri prej tyre. Ne nuk diskutojmë ato që keni diskutuar me hallkat e tjera. Neno është miratuar. Të gjitha këto parashikime burojnë nga Kodi Zgjedhor. Unë personalisht ju jap përgjigjen e pyetjes tuaj. PDIU ka detyrimin të raportojë lidhur me burimet, të ardhurat, shpenzimet gjatë fushatës zgjedhore. Kjo është mbledhje publike dhe ju jeni prej muajsh në këto mbledhje. Fondet ju i merrni veçmas, nuk i merrni në kuadër të koalicionit

Shkëlqim Sulo: Ne jemi në një problem të tillë se kush është pozicionin jonë në raport me koalicionin. Unë bëra një pyetje këto deklarime do I bëjmë si subjekt zgjedhor më vete? Apo duhet t’i bëjmë nëpërmjet PD-së.

Muharrem Çakaj: Nëse ju nuk jeni njohur me rregullohen nuk është problem i kësaj mbledhje.

Shkëlqim Sulo: Mos më trego mua rregulloren tani.

Ilirjana Nano: Marrëdhëniet tuaja me partitë e koalicionit nuk zgjidhen në KQZ. Do rakordoni në KQZ sipas detyrimeve që burojnë nga ky vendim, si parti politike që konkurroni në kuadër të këtij koalicioni.

Shkëlqim Sulo: Jam dakord, vetëm hiqe fjalën koalicion.

Muharrem Çakaj: I ftoj të gjithë të respektojnë etikën dhe kam dy pyetje për zotin Sulo. Në cilësinë e përfaqësuesit të PDIU a parashikoni të merrni fonde publike dhe jo publike për qëllime të fushatës zgjedhore?

Shkëlqim Sulo: Unë pak më parë thashë se në emër të PDIU kam nënshkruar një marrëveshje sa i përket fondeve. Bëra një pyetje a duhet t’i deklaroj më vete apo t’ia deklaroj koalicionit. Unë rregulloren e di shumë mirë. Përgjigjen e ktheva dhe bëra një pyetje. Nuk ka ndonjë gjë këtu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.