Një dyqan ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në rrugën “Stefanaq Pollo” në Tiranë.
Dyqani që tregtonte mallra të ndryshëm është djegur tërësisht bashkë me mallin që mendohet të ketë vlerën 2 milionë lekë.
Zjarri ka përfshirë dhe apartamentin që ndodhej në katin e dytë të pallatit po fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
