Godina e një hoteli në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Raportohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike e cila ka përfshirë panelin elektrik të hotelit. Sakaq, mësohet se për pasojë nuk ka pasur dëme të mëdha materiale përveç panelit elektrik, ndërsa të gjithë personat brenda godinës janë evakuuar.