Bie zjarr në një stallë bagëtish në lagjen Sheher të Lezhës.
Flakët e përhapura mesditën e kësaj të mërkure rrezikuan edhe banesën pranë stallës, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u bë e mundur shuarja e zjarrit.
Sipas familjarëve, dëmi i shkaktuar nga zjarri konsiderohet i madh, pasi në stallë kanë pasur ushqimin e bagëtive me vlerë rreth 5 milionë lekë.
