Një mobilieri është përfshirë nga flakët gjatë natës së lënë pas në një mobilieri.
Rreth orës 01:00, në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmenj, Pogradec, ka rënë zjarr në një mobilieri në pronësi të shtetasit G. F., banues në Pogradec. Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur fikjen e zjarrit, si pasojë e të cilit kishte vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë, nga shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.