Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Përfshirja e policëve në krime, shifrat alarmante: 70% e tyre kanë mbistres

17:17 / February 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policet 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngjarjet e kohëve të fundit, ku një efektiv i Gardës vrau gruan e tij, apo dyshimi se një efektiv policie në Gruemirë ka ngacmuar seksualisht një të mitur ka vënë në pikëpyetje testin psikologjik që ata kryejnë për t’u bërë pjesë e forcave të rendit. Sipas Sindikatës të Punonjësve të Policisë, rreth 70 % e efektivëve kanë mbistres në punën e tyre.

policet 1

“Baza e një ndryshimi psikologjik të një punonjësi, është baza social ekonomike, duke filluar pastaj në lindjen e depresionit, dhuna ndaj fëmijëve, gruas, vetëgjyqësi dhe xhelozi. Elementi i stresit në Policinë e Shtetit është aq i lartë, sa mbi 70 % të punonjësve janë në stres për shkak të kushteve social ekonomike, në të cilën përballojnë jetesën”.

Por drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema, gjatë pyetjeve të opozitë në Komisionin e Sigurisë tha se ka vështirësi për të matur me saktësi gjendjen e çdo personi kandidat për polic.

“Ne bëjmë teste psikologjie pasi është një nga kriteret për t’u futur në polici, por ka shumë vështirësi për të matur me saktësi gjendjen e çdo personi. Kur mbarojnë janë të ndarë se çfarë karakteri i përkasin, pasi bëhet ndarje për në terren dhe shikohet si bashkëpunojnë me të tjerët”.

Për këtë arsye, Fishta thotë se është e domosdoshme prezenca e psikologut edhe gjatë ushtrimit të detyrës nga efektivët.

“Një psikolog kemi në Forcat Speciale, por psikologu duhet të jetë në të gjitha strukturat për shkak të përgjegjësisë që ka sot një punonjës policie në realizimin e detyrës që ka, pasi është i armatosur, nëse nuk është normal nga gjendja psikologjike. Vetë ngjarjet e fundit tregojnë që prezenca e psikologut është mjaft e domosdoshme në strukturat e bazës dhe ato të qarqeve. Pasi t’i japësh armën një personi të papërshtatshëm me shenja skizofrenie, është njësoj si të vrasësh”.

Ministria e Brendshme thotë se kandidatët për policë kalojnë pranë një komisioni të veçantë vlerësimi, ku përveç testimit me shkrim e gojë, si dhe atij fizik, ata vlerësohen edhe në testimin psikologjik dhe nëse këtë të fundit nuk e kalojnë, ata skualifikohen. Por vetëm pak ditë më parë, 44-vjeçari Alket Arapaj, efektiv i Gardës së Republikës e vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij./TvKlan/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhunohet Ilir Demalia, analisti: Sulmi nuk lidhet me motive politike

13:22 / July 1, 2026

Spitali i Traumës jep përditësimin: 5 të plagosur dalin nga spitali, dy pacientë mbeten në Reanimacion

09:54 / July 1, 2026

Atentati në Pogradec, zbulohet kamera e vendosur pranë burgut të Drenovës për të monitoruar objektivin

09:36 / July 1, 2026

Pogradec/ Dyshohet se humbi kontrollin e automjetit, ndërron jetë 32-vjeçari

20:41 / June 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.