Publikohet vendimi i Gjykatës Administrative të Tiranës, e cila ka pushuar çështjen e ngritur nga Fryma e Re Demokratike, që kundërshton lirimin e ambienteve në pronësi të Bashkisë së Tiranës.
Përfaqësuesit e FRD-së, të mbështetur edhe nga Meta, kërkuan shtyrjen e seancës gjyqësore, ndërsa trupi gjykues vlerësoi se kërkesa për sigurim padie duhet marrë në shqyrtim brenda afatit ligjor. Dhe në këto kushte vendosi të rrëzojë kërkesën e FRD-së të mbështetur nga Presidenca, për shtyrjen e seancës.
Të gjendur përballë këtij vendimi, përfaqësuesit e FRD-së janë detyruar që të heqin dorë edhe nga kërkesa për sigurim padie. Në këto kushte, Gjykata vendosi t’i japë të drejtë Bashkisë së Tiranës dhe të vendosë pushimin e gjykimit në lidhje me kërkesën për sigurim padie të kërkuar FRD, në mbështetje nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Pak ditë më përpara, Bashkia e Tiranë kërkoi nga FRD lirimin e ambienteve në pronësi të saj, pas përfundimit të kontratës dhe qenien në kushtet ligjore për të mos përfituar ligjërisht të drejtën për mbajtjen e këtyre zyrave.
Ne kishim depozituat një kërkesë në Gjykatën administrative për të ndaluar aktet e paligjshme të bashkisë dhe u vendos që të bashkohet me shqyrtimin e çështjes në themel, procedurë rutinë, ne e respektojmë, kjo kërkesë e jona e bashkuar me masën e sigurisë, do të shqyrtohet pas 5 ditëve. Jemi në fushatë zgjedhore, po vazhdojmë fushatën dhe FRD do ketë rezultate spektakolare dhe Aleanca për ndryshim me kryetarët e të cilëve kam pasur një kontakt me telefon, Veliaj të mos sillet si drejtues politik, por si kryetar i Bashkisë, ne jemi në rrugën e ligjit”, tha Sali Shehu, kryetar i FRD.
