Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Përfundon faza e intervistës, këta janë 75 kandidatët fitues që garojnë për 32 vendet vakante në BKH

16:01 / August 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spak 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vijon gara për 32 vendet vakante të mbetura në Byronë Kombëtare të Hetimit, pasi ka mbaruar faza e intervistës dhe kanë mbetur 75 kandidatë që do të vazhdojnë më tej.

Tashmë kandidatët e mbetur do të bëjnë testin e poligrafit që fillon më 9 gusht, ndërsa më pas kandidatët fitues do të plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe do t’i nënshtrohen kontrollit të figurës.

Njoftimi i BKH:

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 30.07.2021, mbylli Fazën e Intervistës dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Për të parë listën e kandidatëve të kualifikuar në Fazën e Intervistimit, shikoni listën që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Për të parë listën e kandidatëve që nuk janë kualifikuar në Fazën e Intervistimit, shikoni listën që gjendet në LINK 2, bashkëlidhur .

Kandidatët e kualifikuar, do ti nënshtrohen Testit të Poligrafit. Testi i Poligrafit fillon në datën 09.08.2021. Për vendin, datën dhe orën e zhvillimit të Testit të Poligrafit dhe udhëzime të hollesishme do të njoftoheni me e-mail.

Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojn:

  1. Deklaratën për Kontrollin e Figurës, Aneksi A, Shtojca B, Shtojca C, parashikuar në Ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
  2. Deklaratë n e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë. Mbi mënyrën e plotësimit të deklaratave të pasurisë mund të informoheni në linkun me udhëzimet e dhëna nga web i ILDKPI.

Deklarata për Kontrollin e Figurës dhe Deklarata e pasurisë, të plotësuar, do të dërgohen të skanuara, me e-mail, në adresën [email protected], jo më vonë se data, 06.09.2021.

Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria hap Konsullatën e Nderit në Napoli, Rama merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit

20:20 / September 14, 2026

Pagat, Rama reagon sërish: Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat

13:23 / September 14, 2026

“Ende nuk e kam humbur shpresën”/ EuReporter artikull për kryebashkiakun Veliaj

16:05 / September 13, 2026

Takimi i Ramës në Berat për Territorialen/ Debate në sallë mes kryeministrit, kryebashkiakut të Poliçanit dhe Egla Cenos

15:01 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.