Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Përfundon mbledhja e asamblesë së PS në Vlorë, Rama: Takim i detyruar, i shqetësuar për…

14:00 / June 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama ne vlore 770x402 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PS, Edi Rama ka mbledhur mesditën e kësaj të diele Asamblenë e degës së Partisë Socialiste të Vlorës. Mbledhja që u zhvillua në teatrin “Petro Marko”, mësohet se ka pasur si temë përplasjet e fundit mes kryetarit të Bashkisë Dritan Leli dhe Këshillit Bashkiak.

Ndërkohë mësohet se Rama ka deklaruar se ishte një takim i detyruar dhe se ka zgjedhur të jetë deputet i Durrësit, por se do të vazhdojë të jetë në Vlorë për të bërë dhe më shumë.

“Ishte një takim i detyruar si rezultat i mbarimit të një beteje të rëndësishme që ne e fituam këtu në qarkun e Vlorës duke arritur objektivin dhe si nevojë për t’iu thënë se unë vërtetë kam zgjedhur të kem deputeti i Durrësit, por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë siç kam qenë, pa asnjë lloj ndryshimi, madje për të bërë edhe më shumë sepse me Vlorën nuk më ka lidhur mandati i deputetit dhe nuk më ndan ndarja e mandatit. Është shumë e rëndësishme të vazhdojmë intensivisht punën në Vlorë, në gjithë qarkun, si në të gjithë Shqipërinë, por këtu kemi shumë sfida. Sa i përket administrimit të vogël jam realisht i shqetësuar, jo vetëm për Vlorën, por për bashkitë që kanë detyrime ekstra dhe që janë të lidhura me industrinë e turizmit”.

Konflikti mes Lelit dhe socialistëve të Vlorës është ndezur shumë kohët e fundit, duke sjellë konflikte institucionale.

Madje edhe marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe Dritan Lelit ka kohë që janë të ngrira, sidomos pas refuzimit që drejtuesi i Bashkisë Vlorë i bëri ftesës për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në listën e PS.

Në mbledhjen e Asamblesë janë diskutuar edhe rezultatet në zgjedhjet e 25 Prillit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen

22:36 / October 28, 2026

Brnabiç ngre alarmin: Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

21:10 / October 28, 2026

Paketa antidhunë/ Miratohen tre nismat e para, gjobë deri në 500 mijë lekë për të maskuarit e dhunshëm, hyjnë dhe në “listën e zezë”

20:08 / October 28, 2026

Nxitjet për dhunë në protestë, hyn në “fushë” Anti-Terrori, në hetim Gent Progni, linçoi policët

19:30 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.