Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PS. Edi Rama do të jetë përkohësisht drejtues politik i Durrësit teksa janë ndarë edhe postet e tjera në PS për qarqet e Shqipërisë.
Sipas informacioneve mësohet se mbledhja ka zgjatur 90 minuta dhe i vetmi që ka folur ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka dhënë porositë për sezonin e ri politik.
Mësohet se në këtë takim është vendosur që Ilir Beqaj të jetë drejtues politik në Shkodër. Kukësin do e drejtojë Safet Gjici, i cili është edhe kreu i Bashkisë Kukës.
