Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik.
Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një komunikim për mediat tha se qëllimet kushtetuese nuk duhet të vonohen.
Po ashtu, Gjiknuri u shpreh se PD “fatkeqësisht po tenton që të fusë vendin në krizë politike.”
“PD-së i është bërë një favor i madh me Këshillin Politik, sepse nuk është në Kuvend. PD kërkon që të bllokojë implementimin e ndryshimeve kushtetuese, kërkon të fusë vendin në krizë. Shumë rekomandime të ODIHR janë përmendur, për shkak të pretendimeve të opozitës jashtë-parlamentare. Duhet të punojmë mbi drafte ligjore. Ekspertët do paraqesin draftin teknik. Çështja e votave të emigrantëve tashmë mund të mundësohet, duhet vetëm implementimi”, u shpreh ai.
