Afro një muaj nga dita e zgjedhjeve të 9 shkurtit, përfundon i gjithë procesi i numërimit të votave në Kosovë. Vetëvendosje shpallet fituese, por nuk arriti të marrë rezultatin e pretenduar në fushatën elektorale. Albin Kurti vendosi synimin për t’u marrë votuesve të Kosovës të paktën 500 mijë vota.
Vetëvendosja mori mbi 396 mijë vota nga të gjitha kategoritë e votuesve dhe fitoi mbështetjen më të madh nga votuesit brenda dhe jashtë Kosovës. Kurti bëri një matje force në këto zgjedhje duke hyrë në garë në një situatë jo të mirë.
PDK shpallet forcë e dytë me mbi 196 mijë vota të marra nga votuesit. Ajo siguron vendin e forcës së parë opozitare në vend duke mos ia dalë dot të rrëzojë Albin Kurtin nga qeverisja. Lidhja demokratike e Kosovës rezulton forcë e tretë me mbi 171 mijë vota ndërsa koalicioni i Ramush Haradinajt arriti të marrë pak më shumë se 66 mijë vota.
Ndarja e mandateve në Parlamentin e Kosovës:
VV-48 mandate
PDK-24 mandate
LDK-20 mandate
AAK NISMA-8 mandate
Lista Serbe-9 mandate
Partia serbe LDM-1 mandat
Partitë joserbe-10 MANDATE