Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Përfundon stërvitja e përbashkët me marinën turke, ministri Peleshi: Së bashku jemi më të fortë

12:09 / August 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
366104720 850183603133018 1102450662470662705 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmbyllet stërvitja e përbashkët mes dy anijeve të shkollës së marinës Turke dhe luftanijes së Shqipërië “Iliria”. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në rrjetet sociale ka ndarë foto nga stërvitja e përbashkët ushtarake detare. “Qëndrimi i dy anijeve turke të shkollës së Marinës, në portin e Durrësit, u përmbyll me një stërvitje të përbashkët me anijen “ILIRIA””, njofton Peleshi.

“Stërvitja u zhvillua sipas manualeve standarte të NATO-s, duke përmirësuar kapacitetet tona dhe promovuar bashkëpunimin mes forcave. Kjo stërvitje ishte një mundësi e shkëlqyer për të çuar edhe më tej bashkëpunimin me Turqinë mike, si një nga mbështetëset më të rëndësishme të Forcave të Armatosura. Së bashku, jemi më të fortë!”, nënvizon Peleshi.

Tre ditë më parë, në portin e Durrësit, dy luftanijet e Marinës Turke, “TCG Bayraktar” dhe “TCG Cezayirli Gazi Hasan Pasa”, u ankoruan në Portin e Durrësit. Anija “TCG Bayraktar “, është pjesë e dy prej anijeve amfibe zbarkuese të klasit Bayraktar të Marinës Turke të ndërtuara në vitin 2017 nga kantieri i Anadollit për të përmbushur kërkesat operacionale të Komandës së Forcave Detare Turke.

Luftanijet e klasit Bayraktar janë të destinuara kryesisht për misione amfibe dhe transportin e trupave dhe pajisjeve, ndërsa misionet e tyre dytësore përfshijnë ndihmën humanitare, ndihmën ndaj fatkeqësive, si dhe ndihmën e transportin për qëllime mjekësore. Kjo anije është 139 metra e gjatë dhe 20 metra e gjerë.

Ndërkohë “TCG Cezayirli Gazi Hasan Pasa” është një nga katër anijet e klasit Rhein: Elbe, Donau, Isar dhe Ruhr të cilat iu transferuan Marinës Turke në vitet 1980. “TCG Cezayirli Gazi Hasan Paşa” ka një gjatësi prej 98 metra dhe gjerësi rreth 12 metra.

Aktualisht këto anije luftarake përdoren kryesisht për qëllime stërvitore të Akademisë Detare Turke por edhe në shërbim të Forcave Detare Turke. “TCG Bayraktar” dhe “TCG Cezayirli Gazi Hasan Pasa” vizituan vendin tonë për një qendrim gjashtë ditor në kuadër të një stërvitje të përbashkët në det të hapur në funksion të programeve stërvitore të Akademisë Detare Turke.

niko peleshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.