Ka përfunduar votimi i anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD, për të zgjedhur 20 emrat e rinj të Kryesisë.
Rithemelimi njofton se në orën 13.30 nis numerimi elektronik ku është parashikuar që çdo votë do te transmetohet live.
Plot 46 anëtarë të Partisë Demokratike garuan për t’u zgjedhur anëtarë të Kryesisë së PD-së. Nga këta 47, vetëm 20 zgjidhen. Lista e kandidatëve nis me Agron Shehajn dhe përfundon me Tritan Shehun.
Në listë vihet re se marrin pjesë në garë të gjithë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Ndërkohë që janë pjesë edhe ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të Berishës si Jozefina Topalli e Arben Imami.
Ndërkohë, duket se ka një qëndrim shpërblyes për dy deputetët e vetëm që iu bashkuan Kuvendit të fundit, konkretisht për deputeten Ina Zhupa dhe Kasëm Mahmutajn.