Tashmë bëhen mbi 40 ditë që vendi është në izolim dhe pse prej një jave ka nisur lehtësimi i masave shoqëruar edhe me penalitete më të rënda, duke pasur parasysh këtu edhe ndryshimet në Kodin Penal.
Nga ana tjetër, krahas zbatimit të ligjit është dhe ndërgjegjësimi për vetëmbrojtjen duket zbatuar këshillat e mjekëve si larja duarve, mbajtja e distancës, respektimi i fashës orare etj.
E mes këtyre dy përgjegjësive, asaj ligjore dhe vetëdijes personale për të mos përhapur virusin duket se shumë nuk duan t’ia dinë as për njërën as për tjetrën.
Në Tiranë, dhe jo vetëm mund të shohësh çdo ditë rregulla që thyhen. Radha në bankë dhe distancimi fizik nuk respektohet, apo nëna me fëmijë që sheh çdo mëngjes. Për të mos folur pastaj për pjesën më vulnerabël, atë që secili prej nesh po përpiqet ta mbrojë në maksimum, të moshuarit.
Atëherë lind pyetja kur nuk pyesim për rregulla e kur nuk kemi as vetëdije qytetarë për të zbatuar masat shëndetësore, çfarë duhet të na bëjë më të përgjegjshëm?

