Prokuroria për Krimet e Rënda ka marrë në pyetje deputetin e Partisë Socialiste Ilir Ndraxhi, emri i të cilit u lakua në përgjimet e dosjes 339, për blerje votash në qarkun e Durrësit.
Sipas News 24, Ndraxhi u paraqit në institucionin e akuzës ditën e enjte dhe qëndroi përballë dy prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi për afro dy orë duke dhënë shpjegimet e tij për çështjen.
Në përgjimet e prokurorisë që u publikuan nga BILD, dëgjohet Astrit Avbdylaj teksa flet me Arjan Ndraxhin, vëllain e ligjvënësit socialist, të cilin e informon se Iliri do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.
Lexo edhe- Përgjimi nr. 5/ Avdylaj i telefonon Arjan Ndraxhit, vëllait të kandidatit për deputet
Biseda ngriti dyshime të forta se është pikërisht Astrit Avdylaj, njeriu që ka ndikuar që Ndraxhi të jetë pjesë e listës, edhe pse deputeti ka mohuar cdo lidhje me anëtarët e grupit kriminal.
Astrit Avdylaj dhe miqtë e tij, të cilët po hetoheshin për trafik droge nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian, u përgjuan teksa flisnin me zyrtarë lokalë në Durrës, për fshirë dhe kryebashkiakun Vangjush Dako.
Prokuroria e cila u detyrua pas zhurmës publike të niste një hetim për shitblerjen e votës në kuadër të grupit kriminal, ka marrë më herët edhe dëshminë e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
