Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Përgjimet/ Roni i Shijakut do e çonte heroinën në Belgjikë, u takua në Rinas me biznesmenin…

11:07 / January 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto roni21547902315
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hekuran Hoxha u arrestua nga Policia, pas informacioneve dhe përgjimeve që Prokuroria kishte mbledhur në lidhje me trafikimin e një sasie heroinë. Burime të Report TV nga organi i akuzës bëjnë me dije se Hekuran Hoxha kishte porositur një sasi heroinë që më pas do trafikohej drejt Europës, nëpërmjet Kosovës.

Porosia ishte bërë nga vet Hekuran Hoxha, që ndryshe njihet si “Roni i Shijakut”. Në një takim që Hekuran Hoxha ka bërë me personin që ngriti laboratorin në Has, Admir Hoxhën, flitet për sasinë e heroinës që “Roni” do merrte përsipër ta çonte drejt Belgjikës.

Takimi ku u diskutua për këtë sasi heroine është bërë në hotelin e Admir Hoxhës pranë Aeroportit të Rinasit. Hekuran hoxha bashkë me Saimir Gjepalin morën përsipër ta trafikonin heroinën dhe gjatë takimit në hotelin pranë Rinasit dhe biseda mes tyre është përgjuar nga ana e Policisë dhe Prokurorisë

Hekuran hoxha u arrestua dy ditë më parë në zonën e Shijakut dhe ndaj tij rëndojnë 5 akuza Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. 


48-vjeçari që nga miqtë thërritej “Roni i Shijakut” bënte një jetë luksoze në Durrës. Ai madje disa prej bizneseve të tij u kishte vendosur emrin “Roni”.

biznesmeni Pergjimet rinas Roni i Shijakut takohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.