Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përgjimet zbulojnë Ndragetën në Shqipëri, Princi italian shtriu bizneset në Shqipëri

19:40 / January 22, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Antonio Gallo Saverio Brutto Tommaso Brutto 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesëdhjetë persona janë ndaluar në kuadër të një operacioni të zhvilluar në Itali, përfshirë këtu edhe shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit, disa prej të cilëve janë lënë në masën “arrest shtëpie”, akuzohen për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milion eurove.

Të gjithë të ndaluarit janë të përfshirë në një aferë korruptive masive të zvilluar prej vitesh mes dy vende, aferë në të cilën bën pjesë edhe grupi mafioz  “Ndrangheta”. Mes shqiptarëve të arrestuar janë dy persona, biznesmeni Henrik Baçi dhe Odeta Hasaj, të dy të lënë përkatësisht në manës “arrest shtëpie” dhe ‘deturim paraqitjeje’ nga drejtësia italiane.

‘Sekseri’ që ndërmjetësonte lidhjet mes grupit mafioz dhe shqiptarëve është një biznesmen italian Antonio Gallo, i cili ka një biznes në qendër të ish-Bllokut në Tiranë me emrin GalloAlbania. Gallo është ortak me Baçin, po ashtu i hetuar si pjesë e organizatës mafioze. Biznesmeni italian njohet ndryshe si ‘Princi’.

GalloAlbania, sipas të dhënave në QKR, rezulton e krijuar më 4 maj 2017 me ortakëri të z. Baçi dhe Gallos, 50 me 50 % me objekt: Import-Eksport, tregtim me shumice dhe pakice i veshjeve dhe tekstileve te ndryshme, pune profesionale etj. Si dhe aksesore te ndryshëm. edhe me ane te tregtisë elektronike: Veshje pune, veshje për dukshmëri të lartë, për rezistent ndaj zjarrit, veshje mjekësore dhe te ndihmës se shpejte, te papërshkueshëm nga uji zjarri, veshje hotelesh, dhe për të gjitha llojet e profesioneve bashke me aksesoret përkatës.

Në të njëjtin grup rezultojnë të jenë të përfshirë edhe administratorë lokalë e sipërmarrës të tjerë të cilët janë gjithashtu pas hekurave, por që ende nuk janë bardhur të tjera detaje. Mes tyre është edhe një ish-polic italian. Nër përgjimet e publikuara nga reportTv në dosjen italiane flitet edhe për rolin e një eurodeputeti që me kontaktet e tij mund të lidhë të hetuarit në Shqipëri me një ministër, duke u shprehur se në shqipëri korrupsioni është total dhe një ministër mund të korruptohet apo joshet nga shifra të mëdha.

“Kanalet tashmë janë të hapura nga Eurodeputeti i CESA-s me homologët e tij të huaj. Kjo është gjithashtu e rëndësishme eh … një gjë është që krijon një kontakt të CESA në Shqipëri për ju … e cila nuk është si këtu, një ministër në Shqipëri korruptohet,”– thuhet ndër të tjera në përgjime.

Në biseda është përmendur edhe Presidenti i Shqipërisë, por pa emër.

“Ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me Presidentin e Republikës së Shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t’ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos…,”- thuhet në një bisedë.

Në përgjimet e Guardia di Finanza zbardhet dhe emri i një tjetri eksponenti të lartë të politikës kalabreze, Francesco Talarico sekretar rajonal i Partisë UDC (Bashkimi demokristian) e këshilltar i bilancit në rajonin e Kalabrias. Në një bisedë mes tij dhe financierit Ercole D’Alesandro, flitet për korrupsionin në Shqipëri. “Korrupsioni është total” thonë në bisedat me njëri-tjetrin, “bëhet biznes pa tendera”. Në biseda shfaqet dhe emri i eurodeputetit Lorenzo Cesa që sipas tyre “mund të shfrytëzohej për të vendosur lidhje në Shqipërinë për aferat e tyre… “mjaft që një ministri në Shqipëri t’i japësh…”

Tomaso e Saverio Brutto, dy prej të përfshirëve në këtë skemë, po përpiqeshin të hapnin në Shqipëri një sipërmarrje tip Brico për tregtimin e matarialeve për parandalimin e aksidenteve me aksione të barabarta mes tyre po që shuma fillestare e investimit do të jepej e tëra nga Antonio Gallo. Marrëveshja e tyre për investime në Shqipëri do të niste më 14 prill 2017 pas takimit të zhvilluar mes politikanit kalabrez Tomaso Brutto e funksionarit të Guardia di Finanza të Catanzaros Ercole D’Alesandro.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës “Besa” në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat në krye të shqetësimeve

18:39 / September 4, 2026

Kuvendi rikthehet pas pushimeve/ Ja datën kur rinisin punimet parlamentare dhe çfarë përmban rendi i ditës

17:43 / September 4, 2026

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama: E shpronësojmë, e bëjmë ullishte tokën e sherrnajës

16:01 / September 4, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.