Astrit Avdylaj i telefnon kreut të bashkisë së Shijakut për të organizuar një takim me të dhe Vnagjush Dakon, kreun e bashkisë së Durrësit për një kandidat të ardhshëm për deputet, “Liri”, (Ilir Ndraxhi) një person që Avdylaj kërkon të vendoset më afër listës së kandidatëve në PS.
Në këtë takim do të rregullohej që Ndraxhi të vendosej në listën e kandidatëve për deputetë në Durrës, duke përfaqësuar klanin kriminal të Avdylajve dhe do të kishte mbështetjen e plotë në fushatën e PS në Durrës.
Avdylaj: Alo
Kokomani: Hë mo
Avdylaj: Si je kryetar?
Kokomani: Si ke qenë ti?
Avdylaj: Mirë, faleminderit. Ça po bën?
Kokomani:Jam akoma këtej, sa kemi mbaruar e po hamë drekë.
Avdylaj:Të bëftë mirë, e di për ça të mora?
Kokomani: Po
Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10.00 të mëngjesit…. Alo?
Kokomani:Po po të dëgjoj, po
Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, (Vangjush Dako), Liri (Ilir Ndraxhi), vëllai i Lirit dhe Jupi, do pimë një kafe nesër nga ora 10.00 prandaj të mora sot me një fjalë.
Kokomani: Atëherë, në orën 10.00 do jem pesë minuta te Pallati i Kulturës se ka vdek Niko Bespalla, ish futbollisti jonë, shijaksi jonë, ka ceremoninë në Pallatin e Kulturës e takohemi atje.
Avdylaj: Takohemi për një kafe, do sjellim Paparitin që të jemi nesër që… më kupton?
Kokomani:Pa merak, pa merak
Avdylaj: Erdhën sot ata, ne po diskutonim.. ishte dhe Juli.. kështu që e kupton, ngaqë është dhe ai dhe të jesh edhe ti normal, po të mos jesh edhe ti… a me kupton
Kokomani: E kuptova.
Avdylaj: Alo, çfarë the?
Kokomani: Titi, pa merak po them ore do jem atje në Durrës, ri pa merak se do jem dhe në ceremoni atje, rri pa merak.
Avdylaj: Mirë që të jesh dhe ti me këta më kupton
Kokomani:Po Po
Avdylaj: Mirë, faleminderit
Kokomani: Ok, ok, hajt ciao.