10 vite burg kërkon SPAK-u për iranianin Bijon Poolandrag, i akuzuar se përgjonte komunitetin e muxhahedinëve në Shqipëri.
Iraniani akuzohet se ka hapur një llogari “Telegram” duke përdorur numrin telefonik të një të njohure të tij shqiptare, pa dijeninë e saj. Më tej, përmes aplikacionit ka bërë komunikime të shumta me shtetas të huaj. Ai akuzohet për “përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve” dhe “ndërhyrje në sistemet kompjuterike”.
45-vjeçari u arrestua në tetor të vitit 2020 nga policia shqiptare. Gjatë kontrollit të banesës 45-vjecarit iu gjetën 4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme.
