Si një vatër e re e koronavirusit qyteti i Krujës ka numëruar gjysmën e rasteve të reja me COVID 19 në Shqipëri, ku 7 raste ushin nga ky qytet.
Në këtë qytet, numri i të prekurve në total është 18 raste. Megjithatë në total, numrin më të lartë të të prekurve e ka Tirana me 251 raste.
“Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19, prej të cilëve 1 është personel shëndetësor në Shkodër. Nga rastet e reja 7 i përkasin Krujës, 5 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër. Deri në këto momente janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 562 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve”, sqaron Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.
