Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përjashtimi i 12 deputetëve, Bylykbashi: Ankim në Byronë e Kuvendit. “Ndëshkimi” pezullohet

10:06 / February 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bylykbashi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga ambientet jashtë Parlamentit të Shqipërisë, nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se kanë bërë një ankim në Byronë e Kuvendit për përjashtimin e 12 deputetëve nga salla plenare për 10 ditë. Sipas tij, “ndëshkimi” i deputetëve sipas ligjeve pezullohet dhe ata kanë të drejtë që të jenë në sallën e Kuvendit.

“Siç mund të jeni informuar është bërë ankim në Byronë e Kuvendit nga deputetët që janë ndëshkuar në mënyrë të paligjshme me sanksione për përjashtim nga seanca e sotme. Ky ankim detyron Kuvendin të pezullojë vendimin dhe deputetët të kenë të drejta për të hyrë në seancë plenare. Mbi bazën e nenit 63 është e drejta e deputetëve për ankim në Byronë dhe derisa ta marrë në shqyrtim, vendimi është fare i qartë.

Ky vendim për sanksion pezullohet kështu që deputetët kanë të drejtë të hyjnë. Ka detyrën të zbatojë ligjin dhe të lejojë deputetët të hyjnë brenda. Edi Rama po e përdor Kuvendin duke cenuar të drejtat e përfaqësimit të të gjithë atyre që na kanë votuar. Çështja McGonigal është stuhi që e ka përfshirë më shumë kryeministrin dhe kërkojmë që kjo aferë e shëmtuar që ka turpëruar Shqipërinë të hetohet. Kryeministri ka nevojë të zbrazet salla ndaj ka marrë këto masa. Kjo është e papranueshme, ne kërkojmë që Byroja ta marrë në shqyrtim kërkesën tonë.

Tregohet qartazi se kush është qëllimi që kanë këta, Edi Rama dhe të gjithë shumica parlamentare, pikërisht pengimi i opozitës duke nxjerrë sajesa që të përfaqësojnë shqiptarët në parlament”, tha Bylykbashi.

auto rregullorja11676538221
auto rregullorja21676538221

PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

16:40 / September 6, 2026

Përfundojnë rregullat e fleksibilitetit për kontrollet e hyrje-daljeve në BE, priten radhë të reja në kufi, linjat ajrore bëjnë paralajmërimin

15:04 / September 6, 2026

Tragjedi në Kepin e Gjelbër, autobusi me studentë bie nga 30 metra! Të paktën 21 viktima

13:38 / September 6, 2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

13:00 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.