Media ka siguruar një kopje të dokumentit që po firmosin demokratët me qëllim mbledhjen e 1500 firmave për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ndonëse Lulzim Basha ua ka bërë të qartë se nuk do të lejojë që të mblidhet. Megjithatë, përtej saj, Berisha po vijojnë betejën e tij ku synon ndryshime në statut, vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore si edhe përcaktimin e aksionit opozitar të PD-së.
“I/E shqetësuar për gjendjen e rëndë të demokracisë së brendshme të Partisë Demokratike në kushtet e dhunimit flagrant të parimeve themelore, statutit dhe të forumeve të saj vendimmarrëse.
I/E bindur se mendimi dhe fjala e vota e lirë dhe respektimi i statutit të PD dhe normave të tij janë vlera themelore mbi të cilat është ngritur Partia Demokracia dhe prerogativë e vetëangazhimit në një parti politike. Me besimin e plotë të kthimit në funksionalitet i forumeve vendimmarrësve të partisë është kush për rikthimin e besimit në fuqinë e votës dhe anëtarësisë.
Me shpresë se rivalitizimi i aksionit opozitar të Partisë Demokratike do të shënojë hapin vendimmarrës për kthimin e saj si forcë politike që gëzon mbështetjen e shumicës së qytetarëve shqiptare, në bazë të nenit 43 pika 2 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kërkoj mbledhjen e kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me rend dite si më poshtë”
-Miratimin e ndryshimeve statutore sipas propozimeve konfrom nenit 43/4 dhe 60 të statutit të PDSH për rivendosjen dhe garantimin e demokracisë në vendimmarrjen në forumet e Partisë Demokratike. Analiza e qëndrimeve të kryetarit Basha ndaj parimeve themerole e normave të statutit dhe ndaj Forumit të Partisë Demokratike.
-Vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore dhe thirrja e referendumit të anëtarëve të Partisë Demokratike për të miratuar vendimin e kuvendit kombëtar të PD
-Përcaktimi i aksionit politik opozitar të Partisë Demokratike të Shqipërisë
-Të ndryshme
Kuvendi Kombëtar do të mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, dhe në rast pamundësie në ambientin që do të përcaktohet në njoftimin publik, që do të kryhet për këtë qëllim, nga anëtari i Këshillit Kombëtar, deputeti Sali Berisha”, shkruhet në dokument.