Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përjashtimi i deputetëve të PD nga Kuvendi, Bardhi: Urdhër i Ramës, por do të përballet me opozitën

14:41 / October 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka folur për mediet pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar.

Ai zbardhi detaje nga mbledhja dhe deklaroi se Grupi Parlamentar ka diskutuar për seancën e posaçme ku do të diskutohet për situatën në Kosovë.

Ai bëri me dije se deri në këtë moment nuk ka një dakordësi për të dalë me një rezolutë të përbashkët për shkak se Grupi parlamentar i PS nuk mbështet rezolutën e Parlamentit të Kosovës, nuk kërkon një unifikim të qëndrimit të deputetëve shqiptarë me ata të Parlamentit të Kosovës dhe nuk pranon që të identifikojë përgjegjësit realë të situatës së krijuar më 24 shtator.

Bardhi: Grupi i PD ka bërë çdo përpjekje për të pasur një rezolutë të përbashkët. I bëj thirrje kolegëve të PS të heqin dorë nga qëndrimi i Serbisë, dhe të gjithë bashkë të mbështesim Kosovën në këtë betejë që ka për trajtim përpara.

Sa i takon përjashtimit të disa deputetëve demokratë nga Kuvendi, përfshirë Bardhin, ky i fundit tha se është kthyer në një traditë parlamentare që sa herë Rama përgatitet për të shkuar në Parlament, përjashtohet një pjesë dërmuese e deputetëve demokratë.

Bardhi: Ka një urdhër të Ramës për të përjashtuar demokratët dhe kolegët socialistë e kanë zbatuar. Sado të përjashtojë qoftë propozuesin e rezolutës. qoftë deputetët e PD-së do duhet të përballet me opozitën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

23:01 / October 30, 2026

Demo: Mbrojtja e fëmijëve nga çdo formë dh*ne, detyrim i panegociueshëm nga të gjithë

22:02 / October 30, 2026

“Vendoret” më 9 maj 2027, Korreshi: Na shqetëson “Territorialja”, s’dimë bazën ligjore

20:39 / October 30, 2026

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.