Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përjashtohet nga radhët e policisë Granit Deromema, shoqëria me biznesmenin që u ekzekutua i ‘djeg’ karrierën

19:18 / June 17, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bledar Bircaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Granit Deromema, efektivi i Antidrogës që ishte në një makinë me biznesmenin Bledar Birçaj në momentin që ky i fundit u ekzekutua, është përjashtuar nga radhët e policisë. Mësohet se Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur urdhrin për përjashtimin e Deromemës nga radhët e bluve.

Në shkresën e firmosur nga Veliu argumentohet se një nga arsyet që është bërë përjashtimi i efektivit ka qenë mungesa e reagimit nga ana e tij në momentin që ndodhi vrasja, edhe pse ka pasur armën e shërbimit me vete.  Nga ana tjetër, Deromemaj kishte dijeni që biznesmeni që u vra me breshëri kallashnikovi lëvizte me armë pa leje në makinë dhe as për këtë gjë, nuk kishte reaguar.

Biznesmeni Bledar Birçaj, 40 vjeç, një person me të shkuar kriminale u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në lagjen “Hajro Çakërri” në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë, teksa udhëtonte me një automjet të llojit ‘X5’. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Takimet speciale dhe eskortat në qeli, drejtori i policisë së Burgjeve tregon se çfarë ndodh në burgjet shqiptare

15:40 / November 9, 2026

Gjermani/ Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale

15:38 / November 9, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.