Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Përkeqësohet situata nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, shifra rekord, regjistrohen 24 viktima dhe 1074 të infektuar

20:34 / August 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid 19 750x500 1 630x420 1 630x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të premten 24 të vdekur me COVID-19, që shënon shifër rekord sa i përket viktimave që nga paraqitja e valës së re të infektimeve me koronavirus në dy muajt e fundit.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë: Shkup (6), Kumanovë (5), Tetovë (4), Kërçovë (3), Gostivar (2) dhe nga një në qytetet e Manastirit, Ohrit, Strumicës dhe Valandovës.

Sa i përket të infektuarve, nga 4.982 teste të kryera janë regjistruar 1.074 të infektuar me koronavirusin e ri, apo 14.2 për qind nga numri i të testuarve.

Më shumë raste janë shënuar në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Strumicë.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani rreth 166 mijë të diagnostikuar me COVID-19, prej të cilëve, 5.632 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 9.417.

Ministria e Shëndetësisë, në një raport të publikuar për dy javët e fundit, ka bërë të ditur se në këtë periudhë janë infektuar me COVID-19 9.881 qytetarë, nga të cilët, 1.507 të vaksinuar me nga dy doza, apo 15 për qind nga gjithë të infektuarit.

Kjo, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, thekson nevojën e vaksinimit të popullatës, si mundësi e vetme për mbrojtje nga infektimi.

Interesimi për vaksinim ka shënuar rritje në të gjitha qytetet, madje në Tetovë dhe Gostivar, dy qytetet më numrin më të lartë të infektuarve janë shënuar edhe incidente në radhë e gjatë të pritjes për marrjen e vaksinës.

Deri të premten, sipas të dhënave zyrtare, janë administruar mbi 1 milion e 100 mijë vaksina, kurse nga dy doza kanë marrë rreth 500 mijë qytetarë.

Me qëllim të mbrojtjes nga përhapja e virusit, në Maqedoninë e Veriut në fuqi janë masat që ndalojnë të gjitha aktivitetet në objektet e gastronomisë, qendrat tregtare dhe institucione tjera shëndetësore e kompani private, pa certifikatë për marrjen e vaksinës.

COVID-19
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Batuta e Trump për kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një çelës për në Shtëpinë e Bardhë

22:21 / September 15, 2026

Nga pretendimet për trafik organesh te akuzat për krime lufte, si nisi rruga e gjatë e Hashim Thaçit drejt Hagës

20:02 / September 15, 2026

Pamjet e reja nga Shtëpia e Bardhë, Trump prezanton portin luksoz të helikopterit: Po rikthej bukurinë dhe shkëlqimin në nivele të papara

12:49 / September 15, 2026

Tensionet zhvendosen në hapësirë, SHBA pranon se ka armë në orbitë: Rusia dhe Kina konsiderohen kërcënimet kryesore

09:37 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.